ShBA-ja dhe Japonia nënshkruajnë marrëveshje për mineralet e rralla

28.10.2025 14:55

ShBA-ja dhe Japonia kanë nënshkruar një marrëveshje...

ShBA-ja dhe Japonia kanë nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla, duke paralajmëruar një “epokë të artë” në aleancën midis dy vendeve. Marrëveshja vjen si përgjigje ndaj kontrolleve të eksportit të vendosura nga Kina, e cila po e shfrytëzon monopolizimin e saj mbi mineralet e rralla në luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara.

“Kjo do të jetë një marrëdhënie më e fortë se kurrë më parë. Me padurim pres të bashkëpunoj me ju. Do të jemi këtu për të ndihmuar Japoninë në çdo mënyrë që mundemi. Ne jemi aleatë në nivelin më të lartë.”, - deklaroi presidenti i ShBA-së, Donald Tramp.

Gjatë turit të tij në Azi pritet që të enjten Trampi të takohet edhe me homologun e tij kinez, Xi Jinping, për të finalizuar marrëveshjen që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare midis dy vendeve. (Farije Dauti Bakiu, TVM2)