Rreziku i goditjeve në tru, rreth 5.000 raste të reja në vit

28.10.2025 15:03

Maqedonia ka rrezik të mesëm...

Maqedonia ka rrezik të mesëm kur bëhet fjalë për goditjen në tru, me rreth 5.000 raste të reja në vit, që do të thotë se ka 200 deri në 300 goditje në tru për 100.000 banorë.

Në ditën botërore të goditjes në tru, Klinika e Neurologjisë organizoi ekzaminime dhe edukim falas, duke theksuar rëndësinë e kontrollit të tensionit, sheqerit dhe yndyrës për parandalimin e pasojave.

“Fushata jonë arriti që të ngritë vetëdijen tek qytetarët për pasojat që mund të lindin nga goditjet në tru, por edhe për rëndësinë që kanë kontrollet e rregullta dhe të shpejta apo kontrollet skrining, që janë një preventivë për parandalimin e kësaj dukurie. Në aspektin e diagnostifikimit të goditjeve në tru, ne kemi bashkëpunim edhe me institutin për radiologji, por jemi duke bërë përpjekje që të sigurojmë magnet për klinikën tonë. Ndërsa gjatë ditës së sotme u lëshua edhe një aparat dopler.”, - deklaroi drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Jovan Bozhinovski.

Ministri Azir Aliu ishte i pranishëm në shënimin e kësaj dite.

“Sistemi shëndetësor nuk shihet vetëm si një sistem trajtimi, por edhe si një sistem parandalimi dhe për këtë arsye ditë të tilla të dedikuara për ekzaminimet për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme janë shumë të rëndësishme dhe ata duan të bashkëveprojnë me qytetarët së bashku në mënyrë që t’i informojnë dhe edukojnë ata se si t’i njohin më shpejt simptomat e sëmundjeve të tilla.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Sipas mjekëve, asnjë moshë nuk është e kursyer nga goditja në tru.

Është shumë me rëndësi që qytetarët t’i njohin simptomat dhe shenjat  e goditjeve në tru, e ajo është të folurit e ngatërruar, shtrembërimi i fytyrës, paraliza në njërën anë të trupit, d.m.th. në krah ose këmbë, vështirësi në theksimin e fjalëve, shtrembërimin e pamjes së fytyrës në njërën anë, kokëdhimbje, marramendje, probleme në shikim. Nëse qytetarët i shohin këto simptoma, pacienti duhet të çohet në institucionin më të afërt shëndetësor.”, - u shpreh drejtuesja e Departamentit të Neurologjisë, Anita Arsovska.

Sipas mjekëve, goditjet më të shpeshta paraqiten tek personat e moshës nga 70 apo 75 vjeç, por nuk përjashtohen edhe moshat tjera. Tek gjinia mashkullore më të prekur janë burrat e moshës 60 deri në 69 vjeç. (Fitim Kryeziu, TVM2)