Maqedoni
Rezultatet përfundimtare të KShZ-së, 44 komuna me kryetarë, 33 në rrethin e dytë
28.10.2025 15:11
Gjithsej në 44 komuna kanë mbaruar zgjedhjet për kryetar komune nga rrethi i parë...

Gjithsej në 44 komuna kanë mbaruar zgjedhjet për kryetar komune nga rrethi i parë, njoftuan në seancën publike nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ky rezultat vjen me shpalljen e sotme të 11 komunave mbi zgjedhjen e kryetarëve nga rrethi i parë dhe 33 të tjera nga e enjtja, ku nuk pati ankesa. Me këtë mbaron afati për kundërshtime dhe padi deri tek Gjykata Administrative.
“Shpallim rezultatet edhe për këto komuna: për kryetar të Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri – VLEN; për Komunën e Bogdancës, kandidati i koalicionit të LSDM-së, Bllazhe Shapov; Bosilovë, Risto Mançev nga VMRO –DPMNE; për Butel, Darko Kostovski - VMRO-DPMNE; për Veles, Marko Kolev - VMRO –DPMNE; Gazi Babë, Boban Stefkovski - VMRO –DPMNE; Krivogashtanë, Igor Karavillovski – LSDM; për kryetar të Komunës së Prilepit, Dejan Prodanoski - VMRO-DPMNE; Resnjë, Jovan Tozievski - VMRO-DPMNE; për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti – VLEN; Çashkë, Suat Shaqirov - AKI.”, - deklaroi nënkryetari i KShZ-së, Abdush Demiri.
Konstatimet e KShZ-së, me përfundime edhe për këshillat në 16 komunat si vijojnë.
“Zgjedhjet kanë përfunduar për Këshill edhe në këto komuna: Komuna Aerodrom, Bogdancë, Bosillovë, Butel, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Karposh, Kërçovë, Krivogashtan, Prilep, Resnjë, Çair, Çashkë, Dollnen, Gostivar.”, - theksoi nënkryetari i KShZ-së, Abdush Demiri.
Për komunën e Shuto Orizares zgjedhjet do të përsëriten me vendim të Gjykatës Administrative në vendvotimin 2961, 2966, theksoi nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Abdush Demiri.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
