Botë
Bullgaria, Turqia dhe Greqia nënshkruan marrëveshje kundër imigramit ilegal
25.05.2015 16:19
Bullgaria, Greqia dhe Turqia sot në Sofje nënshkruan marrëveshje për formimin e qendrës për këmbim...

Bullgaria, Greqia dhe Turqia sot në Sofje nënshkruan marrëveshje për formimin e qendrës për këmbim të informacioneve në kohë reale, me qëllim që t'i kundërvihen imigrimit dhe kontrabandimit ilegal.
"Kjo qendër për bashkëpunim policor dhe doganor do të funksionojë në vendkalimin bullgar-turk Kapitan-Andreevë, në afërsi të të cilit lidhen kufitjë e tre vendeve", deklaroi ministrja bullgare e Punëve të Brendshme.
Ministri turk i Punëve të Brendshme Sebahatin Osturk theksoi se organet policore dhe doganore do të këmbejnë informacione në kohë reale me qëllim që në mënyrë përkatëse të reagojnë në imigirmin dhe kontrabandimin ilegal.
Marrëveshja duhet të aprovohet nga parlamentet e tre shteteve.
"Turqia pranoi dy milionë imigrantë, mes të cilëve 1,7 milionë nga Siria", theksoi Osturk, duke shprehur keqardhje për shkak se "BE ka ndarë vetëm 300 milionë dollarë për shpenzime për vendosjen e refugjatëve"
Bullgaria ndërtoi mur 30 kilometrësh dhe sistemoi forca policore që ta kufizojë hyrjen e imigrantëve ilegal të cilët vijnë nga Turqia përmes rrugës tokësore./mia
