Maqedoni
Reformat në administratë, Minçev: Me ligjin e ri dhe akademinë, synojmë modernen
28.10.2025 16:00
Ministri i Administratës Publike i përkushtuar në avancimin e punës dhe shërbimeve administrative...

Ministri i Administratës Publike i përkushtuar në avancimin e punës dhe shërbimeve administrative, rrjedhimisht, për një administratë efikase, eficente dhe të modernizuar. Ministri i Resorit, Goran Minçev, njoftoi edhe për akademinë për trajnimin e administratorëve.
“Akademia do të ofrojë sistem të strukturuar të trajnimeve, zhvillim të kompetencave me mësim në vazhdimësi. Secili nëpunës administrativ, nga më i riu e deri tek ai me më shumë përvojë, do të ketë mundësi të avancohet, të arrijë dituri të reja dhe ta dëshmojë kapacitetin e vet profesional.”, - deklaroi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
“Duhet të jemi vizionarë, të mund t’u përshtatemi ndryshimeve dhe të kuptojmë se nuk është e mjaftueshme vetëm akademia për aftësim profesional. Është e nevojshme të ndërtojmë kulturë në institucione, kulturë që do t’u mundësojë të punësuarve që të zhvillojnë kompetenca të reja.”, - theksoi drejtoresha e Qendrës për Menaxhim të Ndryshimeve, Neda Maleska.
Përkrahja në reformat administrative nuk mungon nga shteti francez.
“Elementi thelbësor i reformave në Administratë Publike është investim i madh në trajnimin e nëpunësve shtetërorë. Modernizimi i administratës nuk është vetëm çështje e ndryshimit strukturor të procedurave, por në masë të madhe varet nga kapaciteti i vetë nëpunësve shtetërorë që të jenë të gatshëm për ndryshimet.”, - u shpreh ambasadori i Francës, Kristof le Rigoler.
Sipas Ligjit të ri për Administratë, secili që për herë të parë do të punësohet në Administratën Shtetërore do të duhet të kalojë patjetër trajnim prej 120 orësh në shumë fusha tematike dhe t’i nënshtrohet provimit para komisionit profesional.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
