Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Jakimovski premton referendum në Karposh
28.10.2025 16:39
Kandidati nga Koalicioni “Përvoja për sukses” për kryetar të komunës së Karposhit vazhdon me shpalosjen e ofertës së tij programore....

Kandidati nga Koalicioni “Përvoja për sukses” për kryetar të komunës së Karposhit vazhdon me shpalosjen e ofertës së tij programore. Ai paralajmëron se nëse rizgjidhet në postin e kryetarit për mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të aplikohet E-referendumi në platformë të veçantë, ku qytetarët do të mund të vendosin për çështje të rëndësishme për komunën.
“Shkojmë një hap përpara në vendosjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve, vendosim E-referendum, me platformë të veçantë, në të cilën secili qytetar që është i interesuar, nga bashkësia e caktuar urbane, do të paraqitet dhe do të vendosë drejtpërdrejt për çështje të rëndësishme për jetën e qytetarëve të asaj pjese të komunës. Bëjmë dalëngadalë decentralizim të mjeteve të grumbulluara dhe përfshirjen e qytetarëve për të vendosur për shpenzimin e tyre.”, - deklaroi kandidati nga “Përvoja për sukses” për kryetar të Karposhit, Stevço Jakimovski.
Në kuadër të decentralizimit të mjeteve, Jakimovski premton se do të kthejë te bashkësitë urbane 2% të buxhetit komunal, që qytetarët të mos jenë të detyruar për çdo gjë t’i drejtohen komunës.
GYLTENE SINANI
