Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Llabudoviq vazhdoi fushatën në Komunën Qendër
28.10.2025 17:02
Llabudoviq, në shoqërinë e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, ka vazhduar fushatën në lagjen “Maxhar Mahallë”...

Kandidati për kryetar të komunës Qendër të Shkupit nga Lëvizja “E di”, Mirosllav Llabudoviq, në shoqërinë e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, ka vazhduar fushatën në lagjen “Maxhar Mahallë”, ku kanë takuar banorët e kësaj lagjeje për t’u njohur me problemet dhe kërkesat e tyre.
“Një pjesë e “Maxhar Mahallës” gjatë kohë nuk ka pasur plan urbanistik dhe kemi qëndrim të përbashkët se plani i ri urbanistik do të jetë kualitativ, për zhvillim modern të kësaj pjese të Shkupit, gjithsesi në interes të qytetarëve. Gjithsesi me qytetarët do të konsultohemi, si dëshirojnë dhe çfarë nevojash kanë ata nga kjo pjesë. Në mënyrë plotësuese, planifikojmë ndërtimin e çerdhes së re, modernizim të rrugëve.”, - deklaroi kandidati nga Lëvizja “E di” për kryetar të Komunës Qendër, Mirosllav Llabudoviq.
Llabudoviq, me këtë rast, paralajmëroi miratimin e planeve urbanistike në interes të të gjithë qytetarëve të komunës Qendër.
“Shumë shpesh bisedojmë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve për atë se çka po ndodh në Qendër, si betonizim brutal. Kemi qëndrim të përbashkët se një orë e më parë duhet komuna, së bashku me ministrinë të hyjmë në proces të shqyrtimit dhe miratimit të planeve të reja urbanistike, të cilat do të jenë tërësisht në interes të qytetarëve. Një nga problemet që i shohim sot është edhe rruga “Maxhar Mahalla”.”, - theksoi kandidati nga Lëvizja “E di” për kryetar të Komunës Qendër, Mirosllav Llabudoviq.
Ministri Nikollovski, me këtë rast shprehu përkrahjen e VMRO-DPMNE-së për kandidatin e Lëvizjes “E di”, Mirosllav Llabudoviq, për kryetar të Komunës Qendër.
FITORE DEMOLLI
