Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, VLEN mbështet kandidatin e pavarur, Azem Sadiku
28.10.2025 18:08
Koalicioni VLEN zyrtarisht mbështet kandidatin e pavarur në Studeniçan, Azem Sadiku....

Koalicioni VLEN zyrtarisht mbështet kandidatin e pavarur në Studeniçan, Azem Sadiku. Përfaqësuesit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Zeqirija Ibrahimi dhe Arben Fetai, zhvilluan një takim me kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, të cilit i kanë dhënë mbështetje në garën e rrethit të dytë për kryetarë të kësaj komune.
"VLEN mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të gjerë me të gjithë ata që ndajnë vlerat e transparencës, zhvillimit dhe qeverisjes së ndershme, në mënyrë që çdo komunë shqiptare të bëhet histori suksesi", theksojnë nga VLEN.
VMRO kërkon të votohen kandidatët e saj
Ndërkohë nga VMRO DPMNE kanë ftuar qytetarët që më 2 nëntor të dalin masivisht në zgjedhje dhe ta rrethojnë numrin 9, pasi, siç thonë nga kjo parti, do të votojnë për zhvillim, prosperitet dhe përparim të pushtetit lokal, si dhe përmirësimin e kushteve për jetë në secilën komunë.
Lëvizja “E di”: VMRO mbështet fuqishëm kandidatët tanë
Ndërsa nga Lëvizja “E di” kanë njoftuar se po marrin përkrahje të fuqishme për kandidatët e saj që garojnë për kryetarë komunash në Kumanovë dhe komunën Qendër të Shkupit, nga partneri i tyre i koalicionit VMRO-DPMNE.
