Uragani Melisa godet Kubën
Uragani Melisa ka goditur Kubën...

Uragani Melisa ka goditur Kubën me erëra që arrijnë 190 km/orë, pasi kaloi Xhamajkën si stuhia më e fortë që ka goditur vendin në vitet e fundit.
Në Xhamajkë, kryeministri Andrej Holnes ka shpallur një “zonë fatkeqësie” dhe ka paralajmëruar për “ndikime shkatërruese”.
Shkalla e dëmit në Xhamajkë nuk është bërë ende e qartë, por Holnes ka paralajmëruar për dëme në shtëpi dhe spitale. Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi gjatë udhëtimit të tij në Air Force One se ShBA-ja është gati të ndihmojë Xhamajkën pas kalimit të uraganit Melisa.
“Po e ndjekim nga afër dhe jemi gati të veprojmë. Nuk e kam parë kurrë më parë një uragan kaq të fuqishëm.”, tha ai.
Ndërsa kryeministri i Xhamajkës, Andre Holnes, konfirmoi se ka marrë komunikim të drejtpërdrejtë nga sekretari i shtetit amerikan, Marko Rubio, duke theksuar partneritetin e fortë mes dy vendeve.
