Kandidati për kryetar të komunës së Llozovës nga LSDM, Aco Velkovski, në takimin me qytetarët kërkoi mbështetje për arritjen e fitores në rrethin e dytë. Sipas tij, është koha që Llozova të zhvillohet përsëri. Ai theksoi se nga viti 2017 deri në vitin 2021, Llozova kishte një ofensivë të vërtetë ndërtimore, gjatë së cilës u realizuan shumë projekte infrastrukturore, por se kjo nuk është vazhduar pasi VMRO-DPMNE e mori komunën. Vellkovski kërkoi mbështetje që t’i përfundojë projektet e filluara dhe të nisin projekte të reja. Në takimin me qytetarët, ai njoftoi se është arritur koalicioni me Milan Ashikovskin, kandidatin nga raundi i parë zgjedhor. Me këto vota, sipas tij, do të sigurohet një fitore e sigurt. “Le të vazhdojmë me punë, me projekte dhe me zhvillim. Të tregojmë se Llozova e di çfarë do të thotë përparim.”, tha Vellkovski.
“Kërkojmë mbështetje për të vazhduar fuqishëm atë që filluam nga viti 2017 deri në vitin 2021, kur kishim një ofensivë ndërtimore. Prandaj duam ta vazhdojmë këtë, të ndërtojmë edhe disa shkolla në vendbanimet përreth, disa rrugica të tjera nëpër fshatra, në mënyrë që të mbetemi të parët në rajon, pra në shtet, me 100% të familjeve të lidhura në ujësjellës, me rrugë të asfaltuara, hapësira të gjelbra, shkolla të reja.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Llozovës, Aco Vellkovski.
Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, në takimet me qytetarët e Llozovës, tha se kandidati për kryetar komune nga LSDM për Llozovë, Aco Vellkovski, është njeri që me veprat e tij ka treguar se si duhet të zhvillohet kjo komunë. Ai kritikoi punën e kryetarit të komunës në mandatin e fundit, që sipas tij, nuk ka bërë asnjë investim kapital dhe nuk ka vazhduar rreth 50 projekte të papërfunduara. Prandaj, Filipçe tha se është i sigurt se qytetarët do ta ndiejnë ndryshimin, një kryetar që punon hapur, që e përparon komunën.
“Komuna e Llozovës shumë mirë e di që në mandatin paraprak, nga viti 2017 deri në 2021, ka bërë kryetari për këtë komunë objekt të ri komunal, çerdhe, shkollë të rinovuar, park. Në atë periudhë, në Llozovë kishte vizion, kishte përparim. Prandaj, Aco është sërish kandidat për kryetar komune. Nga ana tjetër, me kryetarin aktual, asgjë nuk po ndodh.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Filipçe shtoi se në komunën e Llozovës, LSDM në raundin e dytë ka mbështetje nga partnerët e koalicionit dhe nga një prej kandidatëve të pavarur nga rrethi i parë i zgjedhjeve.
FLORIJE KAMBERI