Maqedoni
Anëtarësimi në BE, Siljanovska nga Parisi: Integrimi është dialog, e jo diktat
29.10.2025 16:06
Eurointegrimi është dialog dhe jo diktat...

Eurointegrimi është dialog dhe jo diktat. Duhet të shfuqizohen ose tejkalohen standardet e dyfishta dhe përfundimisht të hapet porta e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur kryetarja e shtetit, Gordana Siljnovska Davkova, në Forumin paqësor në Paris. Ka ripotencuar se pos gjeografikisht dhe në kulturë, vendi ynë edhe politikisht është pjekur për të qenë anëtare e familjes së madhe evropiane.
“Bashkëpunimi rajonal për mua është shumë i rëndësishëm. Nuk mund të ikim nga rajoni, ky është fati ynë. Kjo nuk vlen vetëm për ne që presim të bëhemi kandidatë ose disa shtete t’i mbarojnë negociatat me BE-në, por edhe për ata që tashmë janë në BE, ndërsa i takojnë rajonit tonë. Potencova rreziqet nga standardet e dyfishta në eurointegrime, bëra thirrje në respektimin e kritereve të Kopenhagës, por gjithashtu edhe për parimet bazike dhe vlerat mbi të cilat qëndron Bashkimi Evropian, e që janë pjesë e rëndësishme konstituive e akteve të Bashkimit Evropian.”, - deklaroi presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.
Sipas shefes së shtetit, eurointegrimi me vete duhet të bartë edhe respektimin e identitetit kulturor dhe nacional, sundimin e ligjit, solidaritetin dhe integritetin njerëzor. Integrimi i Ballkani Perëndimor në organizatën supranacionale duhet të bëhet edhe për arsye të rëndësisë gjeostrategjike dhe për çështjen e sigurisë, ka përfunduar në fjalimin e saj, Siljanovska Davkova.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
