Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Jakimovski vazhdon shpalosjen e programit

29.10.2025 17:13

Jakimovski ka paralajmëruar konsultimin e qytetarëve me vendosjen e Platformës elektronike

Kandidati për kryetar të komunës së Karposhit nga koalicioni “Përvoja për sukses”, Stevço Jakimovski, ka paralajmëruar konsultimin e qytetarëve me vendosjen e Platformës elektronike. Nëpërmjet E-platformës, qytetarët e një bashkësie urbane do të konsultohen për çështje që kanë të bëjnë me urbanizmin, investimet e mëdha, arsimin, mbrojtjen e fëmijëve dhe tema të tjera, thekson Jakimovski.
 
“Çështje në pjesën e urbanizmit, çështje për investimet më të mëdha që duhet bërë, çështje që janë të rëndësishme në pjesën e arsimit, në pjesën e mbrojtjes së fëmijëve, çështje rreth ndërtimit të çerdheve, shkollave, e kështu me radhë apo eventualisht objekte të reja për të cilat do të konsultohen qytetarët. Apo në situata kur kemi dilemë, nëse duhet të bëjmë një punë apo një punë tjetër me mjetet që i kemi, të vendosin qytetarët.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Karposhit nga “Përvoja për sukses”, Stevço Jakimovski.
 
Kjo platformë mundëson konsultimin e qytetarëve të komunës së Karposhit për të gjitha temat relevante, thekson Jakimovski. 
 
GYLTENE SINANI