Maqedoni
Zgjedhjet lokale, E Majta kërkon mbështetje në qytetin e Shkupit
29.10.2025 17:29
Mecinoviq theksoi se kjo është luftë e gjeneratave mes atyre të paprivilegjuarve dhe të privilegjuarve

Kjo është luftë e gjeneratave mes atyre të paprivilegjuarve dhe të privilegjuarve, theksoi kandidati i Së Majtës për qytetin e Shkupit, Amar Mecinoviq. Ai pret që në rrethin e dytë shumë qytetarë të marrin guximin, të dalin në zgjedhje dhe në këtë mënyrë të ndryshojnë rezultatin.
“Ata e shohin se jeta e tyre nuk po prëmirësohet dhe mendoj se prej aty buron fillimisht ajo apati për të mos dalë në zgjedhje, ndërsa pastaj edhe dorëheqja e atyre që dalin në votime dhe i bëjnë të pavlefshme fletët e tyre të votimit. Kjo është shumë e qartë, ky është fenomen shoqëror, i cili është instaluar në politikën tonë gjatë dekadave të kaluara. Vlerësoj se çarjet që i kemi parë në atë politikë gjatë të dielës kur ishte rrethi i parë, është se ato parti politike mund të mposhten.”, - deklaroi kandidati i partisë E Majta për kryetar të Qytetit të Shkupit, Amar Mecinoviq.
Ai tha se Shkupi meriton një tjetër vizion politik, i cili do të jetë ndryshe nga politika e dekadave të fundit.
“Vlerësoj se ne si aktor politikë kemi përgjegjësi të sjellim shpresë te qytetarët tonë dhe prseim që numri i njerëzve të cilët kanë hezituar që të votojnë, tani do të inkurajohen dhe do të dalin për të votuar. Ne duhet t’u japim shkupjanëve platformë me të cilën do të mund të bashkohen, madje pavarësisht bindjeve të tyre ideologjike, për shkak se kjo është zgjedhje mes së vjetrës dhe të rejës.”, - theksoi kandidati i partisë E Majta për kryetar të Qytetit të Shkupit, Amar Mecinoviq.
Mecinoviq theksoi se shkupjanët meritojnë qytet, ku zëri i tyre do të dëgjohet. Ai tha se rrugët, ajri, transporti publik dhe gjelbërimi janë gjëra të cilat nuk mund të varen nga marrëveshjet partiake.
ERSAN PAJAZITI
