Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, VLEN, VMRO-DPMNE dhe Lëvizja “E di” vazhdojnë fushatën

29.10.2025 18:05

Kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar se nën drejtimin e tij Tetova po përparon...

Kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar se nën drejtimin e tij Tetova po përparon. Ai nga rruga e Potokut, e cila së bashku me rrugën 134 dhe rrugën “Prohor Pçinski” u asfaltuan tërësisht, Kasami tha se është ndërtuar rrugë e re moderne me gjatësi prej një kilometër me një investim prej rreth 200 mijë euro, me çka kjo lagje pranë çerdhes, sipas tij, ka marr pamje të re evropiane. Tetova e meriton këtë transformim, tha Kasami, sipas të cilit Tetova meriton rrugë moderne, shkolla, çerdhe, pishina dhe të gjitha kushtet për një qytet funksional, të pastër dhe modern.
 
Fushatën e vazhdon edhe kandidati për kryetar të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, sipas të cilit, Shkupi një kohë të gjatë është lënë në stagnim, prandaj, sipas tij, është koha që t’ia kthejnë zhvillimin që e meritojnë qytetarët. 
 
Edhe nga Lëvizja “E di” vazhdojnë fushatën duke kërkuar përkrahjen e qytetarëve për rrethin e dytë të zgjedhjeve të 2 nëntorit, për kandidatët e tyre në komunën Qendër të Shkupit dhe në qytetin e Kumanovës.