Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, kandidatët e pavarur vazhdojnë fushatën

29.10.2025 18:19

Edhe kandidatët e pavarur për kryetarë të Strugës, Kumanovës, Koçanit dhe Studeniçanit vazhdojnë fushatën....

Edhe kandidatët e pavarur për kryetarë të Strugës, Kumanovës, Koçanit dhe Studeniçanit vazhdojnë fushatën.
 
“Këto ditë të fushatës presioni mbi punonjësit e adminsitratës është rritur në mënyrë të padurueshme, sidomos në shkolla, ku mësimdhënësit ndihen të kërcënuar, të përndjekur dhe shpesh të përdorur si instrument politik. Dua të jem shumë i qartë sot, qëllimi im si kryetar komune nuk është të nxjerrë askënd nga puna, por të kërkoj llogari nga ata që për vite me radhë kanë pasur poste udhëheqëse dhe nuk kanë bërë asgjë.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra.
 
“Duhet t’i drejtohemi inxhinerëve të trafikut, te fella profesionale, të cilët do të na japin zgjidhje sistematike të qëndrueshme. Duhet të bëjmë garazhe në kate, në periferi të qytetit, sepse duhet të kemi qytet funksional 15 minutësh. Nga periferia e qytetit deri te gjykata, spitali, deri te teatri të cilin për fat të keq nuk e kemi, prandaj aktorët nuk janë në teatër, duhet të arrihet për 15 minuta. Por, për gjithçka duhet të konsultohemi me njerëz të cilët kanë dituri.”, - theksoi kandidati i pavarur për Komunën e Kumanovës, Goran Stojkovski – Diro. 
 
“Do të bëhet realizimi i tri spa qendrave, për njërin veçmë kemi të nënshkruar ofertë publike, ku kemi vend të pastërt të komunës dhe ajo tokë gjendet në afërsi të gypave të ujit. Sa më shumë objekte që të kemi, do të kemi konkurencë më të madhe, më serioze, ofertë më të mirë dhe Koçani do të jetë qendra e lindjes në pjesën e turzmit termal. Megjithatë duhet të dijmë se ato ujëra gjeotermale përdoren edhe për serën.”, - u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Koçanit, Venko Kërstevski. 
 
“Rruga që do të lidhet me autostradën, po ashtu hap mundësi që të vijnë të bëjnë mini-fabrika apo prodhime të ndryshme, edhe investitorë të vendit, por edhe nga jashtë. Me atë që do të hapen vende të lira të punës, njerëzit do të kenë mundësi që të qëndrojnë këtu. Më mirë është këtu ta sigurosh kafshatën e gojës se sa të shkosh në gurbet. Besoj se edhe në të ardhmen kemi një bashkëpunim të mirë me ndërmarrjet që janë prodhuese dhe ndërmarrjet e ndryshme.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Studeniçanit, Azem Sadiku.