ShBA-ja rifillon testimin e armëve bërthamore

30.10.2025 12:30

Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp....

Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, ka njoftuar se ShBA-ja do të rifillojë testimin e armëve bërthamore për herë të parë në tre dekada, duke thënë se kjo do të bëhet në një “bazë të barabartë” me Rusinë dhe Kinën.

"Tani është koha e përshtatshme.”, tha Trampi, gjatë rrugës për në Uashington, menjëherë pas një takimi me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në Korenë e Jugut.

Ndryshe, njoftimi i habitshëm i Trampit vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi këtë javë se Moska testoi një dron nënujor të ri me energji atomike dhe të aftë për të mbushur bomba bërthamore, si dhe një raketë të re lundrimi me energji bërthamore.

Raportohet se Traktati Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore, i nënshkruar nga presidenti i atëhershëm i ShBA-së, Bill Klinton, por që nuk u ratifikua kurrë nga Senati, u miratua në vitin 1996 dhe ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore në të gjithë botën.