Shuhen shpresat për armëpushim në Gazë
Banorët palestinezë në Rripin e Gazës...

Banorët palestinezë në Rripin e Gazës thonë se po humbin çdo shpresë për vazhdimin e armëpushimit, pasi Izraeli ndërmori një valë të re sulmesh ajrore që lanë mbi 100 të vrarë, shumica gra dhe fëmijë.
Sipas mediave lokale, sulmet e së mërkurës mbrëma në qytete si Nuseirat dhe Kan Jounis ishin ndër më të përgjakshmet që nga shpallja e armëpushimit, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe plagosje të shumta.
Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se “armëpushimi mbetet në fuqi”, ndërsa Katari, një nga ndërmjetësit kryesorë të procesit, shprehu zhgënjim për situatën, por tha se “përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë”.
Autoritetet palestineze thonë se Izraeli ka ngritur afro 1.000 barriera dhe porta metalike që kufizojnë lëvizjen e banorëve në Bregun Perëndimor që prej fillimit të luftës në tetor 2023.
Mbi 46 nga viktimat e fundit ishin fëmijë, sipas burimeve shëndetësore lokale, ndërsa spitalet në Gazë raportojnë mbingarkesë të madhe dhe mungesë mjetesh bazë për trajtimin e të plagosurve.
