Siljanovska Davkova në një darkë me Makronin: Vetëm me mirëkuptim mund të ketë përparim

30.10.2025 16:51

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova...

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti francez, Emanuel Makron, në nder të mysafirëve në Forumin e Paqes në Paris

Në një atmosferë të këndshme zhvilluam biseda të fokusuara në fuqizimin e paqes globale. Vetëm përmes respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mund të krijojmë kushte për përparim dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë.”, shkroi presidentja në profilin e saj në Facebook. Presidentja Siljanovska-Davkova shprehu dakordësinë me presidentin francez Makron, i cili gjatë Forumit të Paqes në  Paris theksoi rrezikun nga informacionet e rreme, të cilat përmes krijimit të narrativave radikale dëmtojnë proceset demokratike.

“Respektimi i identitetit kombëtar dhe kulturor, solidariteti, sundimi i ligjit dhe dinjiteti i njeriut — si qëllime themelore të BE-së — mund të arrihen vetëm përmes informacionit të saktë, i cili nuk është i ndikuar nga algoritme të bazuara në fitim të rrjeteve sociale dhe profile të rreme që shkatërrojnë debatet publike dhe rrezikojnë demokracinë.”, shkroi Siljanovska Davkova në Facebook.

Forumi i Paqes në Paris, i themeluar në vitin 2018, është një platformë ndërkombëtare për promovimin e qeverisjes globale, paqes dhe bashkëpunimit multilateral.