Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, VMRO - DPMNE vazhdon fushatën në Karposh e Koçan
30.10.2025 16:53
Kandidati për kryetar në Komunën e Karposhit, Sotir Llukrovski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni...

Kandidati për kryetar në Komunën e Karposhit, Sotir Llukrovski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni, i cili garon për të fituar mandatin në rrethin e dytë, premton inkluzion më të madh të banorëve të moshuar dhe nxënësve në këtë komunë. Nëse ai fiton besimin dhe bëhet kryetar i Komunës së Karposhit, gjatë mandatit të tij katërvjeçar, Llukrovski paralajmëron se do të ketë mbështetje financiare për pensionistët për çdo vit dhe me marrëveshje paraprake me tre spitale private. Ai parashikon t’ua mundësojë një numri te caktuar të banorëve të kësaj komune kontrolle dhe ekzaminime falas shëndetësore. Përveç kësaj tha se mbeturinat dhe koshat e përmbushura përplot me mbeturina do të jenë e kaluar në këtë komunë.
“Unë theksova se rreshterët do t’i angazhojë në procesin e punës në kuadër të komunës sonë, përmes marrëveshjeve të mundshme, në mëngjes kur fëmijët shkojnë në shkollë, të paraqiten si rreshter në rrugët ku është kritike, me një jelek të gjelbër t’u mundësojë fëmijëve kalimin më të lehtë të rrugës, ndërsa gjatë muajve të pushimeve verore, të jenë përgjegjës për parqet dhe për këto shërbime komuna t’ua risë buxhetin.”, - deklaroi kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar në Komunën e Karposhit, Sotir Llukrovski.
Në ndërkohë edhe kandidati për kryetar të Komunës së Koçanit nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni, Vllatko Grozdanov premton se me përkrahjen e pushtetit qendror, ai do të arrijë brenda mandatit të tij katërvjeçar të realizojë projekte të mëdha infrastrukturore, siç është rinovim i rrjetit kanalizues, rrjetit të ujësjellësit dhe atij atomosferik. Në fokus e ka të ndërtojë shtëpi pleqsh me kapacitete të mëdha, të ndërtojë ura dhe se ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë komunikacionin e stërngarkuar rrugor në këtë qytet.
“Në nivel lokal kemi projekte për rinovimin dhe avancimin e rrjetit kanalizues, rrjetit të ujësjellësit dhe rrjetit atmosferik. Po ashtu kemi projekte për përmirësimin e furnizimit me ujë në vendbanimet e larta në Koçan, ku do të ndërtoheshin stacione të reja. Do t’i asfaltojmë rrugët brenda dhe jashtë qytetit, dhe kemi në plan të modernizojmë infrastrukturën rrugore që lidh zonat industriale.”, - theksoi kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar në qytetin e Koçanit, Vllatko Grozdanov.
Nga VMRO-DPMNE thonë se kandidatët e tyre për kryetarë të komunave të nominuar në këto zgjedhje, si ata që kërkojnë besimin e qytetarëve për mandat të dytë, janë persona të dëshmuar si profesionistë, se dinë se si duhet të menaxhohen komunat në mënyrë transparente, të përgjegjshme dhe në interes të qytetarëve. Ata kanë integritet dhe vizion, ku në disa komuna ata realizuan më shumë projekte se sa që fillimisht premtuan.
REXHEP QAMILI
