Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Lëvizja “E di” vazhdon fushatën në Qendër dhe Kumanovë
30.10.2025 16:57
Kandidati për Komunën e Qendrës, Mirosllav Llabudoviq, ka paralajmëruar ndërtimin e sheshit të ri të quajtur “Feniks”...

Kandidati për Komunën e Qendrës, Mirosllav Llabudoviq, ka paralajmëruar ndërtimin e sheshit të ri të quajtur “Feniks”, i cili, sipas tij, do të jetë një shesh modern dhe i gjelbër që do të simbolizojë shpresën dhe bashkësinë.
“Ju paralajmëroj projektin “Feniks”, sheshi i bashkësisë, një hapësirë e re moderne dhe e gjelbër që do të jetë simbol i shpresës dhe së ardhmes së re. Sheshi do ta tregojë historinë e Qendrës dhe banorëve të saj. “Feniksi” do të ndërtohet në kuadër të ndërtesës së re komunale, e cila do të jetë shembull i arkitekturës ekologjike, të qëndrueshme dhe bashkëkohore, me më shumë se 300 vende parkimi nëntokësore, një galeri arti, qendrën e parë kreative për fëmijë dhe shumë përmbajtje të tjera në dobi të qytetarëve.”, - deklaroi kandidati për Komunën e Qendrës, Mirosllav Llabudoviq.
Kandidati i Lëvizjes për Kumanovë, Maksim Dimitrievski, doli me kritika ndaj kundërkandidatit, duke theksuar se ai, nuk ka bërë asgjë për qytetin.
“Ata nuk i jepnin asnjë gozhdë për të ngulur, e sot thonë se do të vendosin rend në Kumanovë. Rend e rregull nuk bëhet me vrapim. Rendi bëhet me punë, me mund dhe mbi të gjitha duhet guxim për t’u përballur me realitetin, për të dalë para njerëzve, për t’i parë në sy dhe për t’u thënë shokë, kjo funksionon, kjo jo. Ajo që do ta premtojmë është fjalë e dhënë dhe do ta bëjmë.”, - theksoi kandidati i Lëvizjes “E di” për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Dimitrievski shtoi se nuk po krijojnë fotografi të rreme për atë se çfarë do të bëjnë, për arsye se janë të vetëdijshëm se jetojnë në një vend që është i kufizuar në aspektin financiar.
GAZMEND KURTISHI
