Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Jakimovski vazhdon shpalosjen e programit
30.10.2025 17:30
Zhvillimi i një komune të gjelbër është me prioritet për kandidatin për kryetar të Komunës së Karposhit nga koalicioni “Përvoja për sukses”, Stevço Jakimovski....

Zhvillimi i një komune të gjelbër është me prioritet për kandidatin për kryetar të Komunës së Karposhit nga koalicioni “Përvoja për sukses”, Stevço Jakimovski. Ai paralajmëroi zbatimin e dy llojeve të subvencioneve që kanë për qëllim shfrytëzimin e burimeve të rinovushme të energjisë elektrike dhe uljen e shfrytëzimit të derivateve fosile.
“Do të japim subvencione për qytetarët që do të duan të instalojnë panele fotovoltaike në kulmet e tyre deri në gjashtë kilovatë, ne si komunë do të subvencionojmë dy mijë euro, përafërsisht gjysmën e shpenzimeve që do të kenë qytetarët. Dhe e dyta, fillojmë me subvencione për të gjithë qytetarët që blejnë vetura me motor elektrik. Përafërsisht dy mijë euro do të ndahen subvencione në vlerë prej 2.500 eurove për vetura të pastërta me motor elektrik.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Karposhit nga “Përvoja për sukses”, Stevço Jakimovski.
Kandidati i koalicionit “Përvoja për sukses”, Jakimovski, premtoi gjithashtu se nëpër parkingjet publike në Komunën e Karposhit, do të instalohen karikues të automjeteve me motor elektrik.
ERSAN PAJAZITI
