Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, LSDM kërkon mbështetje në Komunën e Konçes

30.10.2025 17:38

Kandidati i LSDM-së për kryetar të Komunës së Konçes, Bllagoj Iliev, kërkoi mbështetjen e qytetarëve...

Kandidati i LSDM-së për kryetar të Komunës së Konçes, Bllagoj Iliev, kërkoi mbështetjen e qytetarëve dhe theksoi se komuna ka potencial të bëhet shembull për zhvillim dhe menaxhim të mirë. Ai shtoi se është paraparë edhe rikonstruksioni i stadiumit, ndërtimi i një fushe lojërash multifunksionale, hapësirë rekreative me pishinë dhe zonë fitnesi, si dhe transport falas dhe qendër ditore për të moshuarit dhe për personat që kanë nevojë për ndihmë. Iliev kujtoi edhe katërvjeçarin e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, që sipas tij, është karakterizuar nga gënjeshtra, ngecje dhe interesa partiake në vend të zhvillimit. Ai përmendi edhe problemin me ujin, me të cilin përballet komuna dhe për të cilin pushteti lokal nuk ka ndërmarrë asgjë. Ai theksoi se nën maskën e reformave dhe premtimeve të rreme, VMRO-DPMNE ka investuar në komoditetet e veta. Unë nuk do të premtoj gjëra të rreme, por premtoj veprim, punë dhe rezultate, tha Iliev.
 
“Rikonstruim të rrugës Radovish-Konçe me zgjerim, tamponimin e rrugëve nëpër fushave, do të rregullojmë pjesët qendrore të të gjitha vendbanimeve, do të rinovojmë ujësjellësit dhe do të mundësojmë pagesë falas për ujin, kanalizimin dhe mbeturinat. Do të ndërtojmë treg të gjelbër, zonë industriale me fabrikë për grumbullim, mbështetje financiare për bujqit dhe stimuj për të rinjtë.”, - deklaroi kandidati i LSDM-së për Komunën e Konçes, Bllagoj Iliev.
 
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në tubimin me qytetarët, theksoi se banorët e kësaj komune e njohin më së miri dallimin midis punës së kandidatit për kryetar komune nga LSDM, Bllagoj Iliev, dhe kryetarit aktual nga VMRO-DPMNE. Ai shtoi se pas mandatit të Ilievit, dallimi në mënyrën e qeverisjes është më se i dukshëm. 
 
“Shumë mirë e dini se si Bllagoj ka punuar gjatë mandatit të kaluar. Ju e dini si është sjellë kur ishte kryetar komune, e dini mirë që dera e tij ka qenë gjithmonë e hapur, ai punonte për të mirën e komunës dhe për ju, qytetarët. Tani që kemi një hapësirë kohore prej katër viteve pas mandatit të tij dhe kryetarit aktual, ju më së miri mund ta bëni dallimin.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Në fjalimin e tij, Filipçe nënvizoi se kryetarët e LSDM-së gjatë mandateve të kaluara kanë treguar se çfarë do të thotë të punosh në interes të qytetarëve dhe të realizosh programet e premtuara, prandaj ftoi qytetarët që më 2 nëntor të votojnë numrin 5.
 
FLORIJE KAMBERI