Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Sadiku dhe Qyra mirëpresin mbështetjen e VLEN-it

30.10.2025 17:56

Kandidatët e pavarur për kryetarë të Komunës së Studeniçanit dhe Strugës kanë mirëpritur mbështetjen ndaj tyre nga koalicioni VLEN...

Kandidatët e pavarur për kryetarë të Komunës së Studeniçanit dhe Strugës kanë mirëpritur mbështetjen ndaj tyre nga koalicioni VLEN, ndërsa janë shprehur mirënjohës për përkrahjen e Qeverisë ndaj komunave. 
 
“Për ne flasin, fillimisht rezultati në rrethin e parë, flasin veprat, flasin punët, flasin projektet kapitale që kemi ndërtuar për qytetarët e Komunës së Studeniçanit. Dua këtu t’i jap një falënderim të veçantë qeverisë aktuale. Vitin e fundit si asnjëherë më parë i ka ndihmuar komunat, e ka ndihmuar edhe Komunën e Studeniçanit.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Studeniçanit, Azem Sadiku.
 
“Për të bërë më të mirën, për të lidhur dy pushtetet të cilat janë shumë të domosdoshme, pushteti lokal dhe ai qendror, për t’i realizuar projektet të cilat në vazhdimësi i kemi paraqitur para opinionit të gjerë të qytetit të Strugës. Unë mendoj se do të vazhdojmë edhe këto dy-tre ditë dhe të bëjmë më të mirën për ta bërë ndryshimin në 2 nëntor dhe të bëjmë më të mirën për qytetin e Strugës.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra.