Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Stojkovski dhe Kërstevski vazhdojnë fushatën
30.10.2025 18:04
Edhe kandidatët e pavarur për kryetar të Kumanovës dhe Koçanit vazhdojnë me shpalosjen e ofertës së tyre programore...

Edhe kandidatët e pavarur për kryetar të Kumanovës dhe Koçanit vazhdojnë me shpalosjen e ofertës së tyre programore.
“Mund ta shihni efektin e bekatonizimit të një pjese të Kumanovës, që jep rezultat politik të shkëlqyer. Paramendoni, nëse një pjesë e atyre mjeteve do të përdoreshin për t’u renovuar teatri, për t’u renovuar shtëpia e pionerëve, për t’u renovuar “sokollana”, që së paku duhet të jetë muze i sportit, mund të paramendoni se çfarë benefiti do të kishim për të rinjtë. Me këtë bekatonizim vetëm e shpejtojmë procesin e ikjes së popullatës tonë drejt Tabanocit dhe drejt aeroportit të Shkupit.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Goran Stojkovski Diro.
“Unë pres mbështetje nga të gjithë qytetarët e lirë, u apeloj se kjo është shans historik, është një moment i gjeneratës, të mos bien pre e presionit dhe kërcënimeve. Në qoftë se kanë presione të tilla t’i lajmërojnë, për shkak se unë kam informacione se veç më po bëhen presione dhe kërcënime, dicka që është e palejueshme në Koçan pas 16 marsit, gjithë ajo do të publikohet. Kam informacione edhe për blerje të votave. Gjithashtu dua t’i apeloj që të jenë të azhurnuar dhe të gjithë anomalitë t’i paraqesin.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Koçanit, Venko Kërstevski.
