Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Mecinoviqi kërkon votën për Shkupin
30.10.2025 18:09
Mecinoviq u është drejtuar shkupjanëve, duke theksuar se më 2 nëntor kanë mundësi historike për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes...

Kandidati nga E Majta për kryetar të Shkupit, Amar Mecinoviq, u është drejtuar shkupjanëve, duke theksuar se më 2 nëntor kanë mundësi historike për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes, sepse kjo gjeneratë nuk guxon të lejojë të jetojë edhe 30 deri 40 vitet e ardhshme, në kushte të këtilla.
“Unë kam diçka për të thënë për shkupjanët tanë. Vlerësoj se kjo është një mundësi historike. Deri tani jemi përballur me parti politike, të cilat i kanë të gjitha privilegjet në anën e tyre. Ata e kanë forcën, i kanë institucionet, por ne e kemi dashurinë ndaj qytetit tonë. Vlerësoj se duhet të ndërpresim të zgjedhin si deri më tani, sepse rezultatet janë të dukshme, sidomos për gjeneratën tonë e cila nuk mund të lejojë edhe 30 deri në 40 vitet e ardhshme të jetojë në kushte të këtilla. Më 2 nëntor vlerësoj se patjetër ta marrim fatin në duart tona, me një hap të guximshëm, që do të thotë ndryshim të rrethanave politike në Maqedoni, ta sigurojmë qytetin.”, - deklaroi kandidati nga E Majta për kryetar të Shkupit, Amar Mecinoviq.
Duke apeluar për mobilizim mbipartiak, Mecinoviq thotë se përgjegjëse për atë që ndodhi me Danella Arsovskën është Qeveria.
“Po flitet shumë në media kohëve të fundit se çka nëse na ndodh përsëri mandati si ai i Danella Arsovskës. Unë do të potencoj se kjo po ndodh pasi i dhamë përkrahje VMRO-PDMNE-së, kështu që unë ftoj në mobilizim të plotë mbipartiak kundër paramendimit të Qeverisë për ta udhëhequr qytetin tonë. Të dielën do të kemi zgjedhje të qartë, por tani patjetër të kuptojmë të gjithë se koha është për vendim.”, - theksoi kandidati nga E Majta për kryetar të Shkupit, Amar Mecinoviq.
Mecinoviq premton përforcimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve publike, me shumë zona të gjelbra, qytet më të pastër, funksional, urban, si dhe më shumë mundësi për të rinjtë dhe të moshuarit.
GAZMEND REXHEPI
