MPB, është ndaluar shoferi që goditi me veturë vajzën 11-vjeçare në Shkup

31.10.2025 11:19

MPB njofton se është ndaluar shoferi që para katër ditëve goditi një vajzë 11-vjeçare...

MPB njofton se është ndaluar shoferi që para katër ditëve goditi një vajzë 11-vjeçare nga Shkupi me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Nga MPB thonë se gjithashtu është gjetur edhe vetura.
 
“Më 30.10.2025, rreth orës 19:30, pas masave operative të ndërmarra, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB-Shkup e ndaluar B.R. (59) nga Shkupi. Ai, më 28.10.2025 rreth orës 20:30, në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, me një automjet “Fiat Seicento”, kishte goditur një vajzë 11-vjeçare nga Shkupi, pas së cilës ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, e mitura kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
 
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masat përkatëse dhe shoferi dhe automjeti janë gjetur. Me urdhër të prokurorit publik, B.R. është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.”, thonë nga MPB.