Reshje të dendura të shiut në Nju Jork

31.10.2025 13:28

Dy persona kanë humbur jetën në Nju Jork....

Dy persona kanë humbur jetën në Nju Jork si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet rekord të shiut që goditën qytetin duke mbuluar me ujë rrugë, bodrume banesash dhe disa stacione metroje.

Policia e Nju Jorkut konfirmoi se viktimat janë dy burra, të moshës 39 dhe 43 vjeç. Ngjarja e parë u regjistrua në Bruklin, ku një 39-vjeçar u gjet pa shenja jete në bodrumin e përmbytur të një godine.

Ai u nxor nga ekipet e zhytjes së FDNY dhe u transportua në spital, por mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Rasti i dytë ndodhi në zonën e Uashington Heits, në veri të Manhatanit, ku u gjet trupi i një 43-vjeçari brenda një ambienti të përmbytur.

Sipas Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave të NYC, reshjet kanë thyer rekorde historike.

Shërbimi Kombëtar i Motit raportoi se aeroportin LaGuardia u regjistruan 1.97 inç shi, duke kaluar rekordin e vitit 1955.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin bodrumet dhe zonat me rrezik përmbytjeje, ndërsa paralajmërojnë për reshje të tjera të mundshme.