Gjykata Penale, dy vjet dënim me kusht për sulmuesin e Arsovskës

31.10.2025 14:35

Gjykata i shqiptoi dënim me kusht për burgim prej 2 viteve Rexhep Nuredinit...

Gjykata i shqiptoi dënim me kusht për burgim prej 2 viteve Rexhep Nuredinit, i cili në qershor verbalisht e sulmoi kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. I akuzuari nuk do ta vuajë dënimin, në qoftë se gjatë pesë viteve të ardhshme nuk kryen ndonjë vepër penale.
 
“I akuzuari është Rexhep Nuredini, i cili sot në seancën kryesore, ai shfaqi një pendesë të sinqertë për veprën e bërë, për sjelljen e tij të ashpër ndaj të dëmtuarës, ndërsa edhe vetë kryetarja e qytetit tregoi madhështi dhe e fali të akuzuarin për atë që kishte bërë. Madje edhe nuk iu bashkua ndjekjes penale, as nuk shfrytëzoi të drejtën për komepensim. Tregoi një fisnikëri të tillë, që ndihmoi edhe për shqiptimin e dënimit alternativ, për shkak se në këtë rast ekzistojnë rrethana lehtësuese, jo vetëm kërkimfalja e të akuzuarit, por edhe premtimet se nuk do të përsëriten veprime të tilla.”, - deklaroi avokati, Naser Raufi. 
 
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, nuk u prononcua para mediave, por tha se nuk kishte pritur që i akuzuari do të shprehte pendesë për atë që ka bërë. Ajo tha se nuk do të kërkojnë as dëmshpërblim. 
 
BELINDA KOKA ADEMI