Maqedoni

Punonjësit e NP “Parqe dhe Gjelbërim” sërish në protestë, kërkojnë urgjentisht t’u paguhen pagat e papaguara

31.10.2025 15:09

Punonjësit e ndërmarrjes publike “Parqe dhe Gjelbërim” dhe të kompanive “Florakom” dhe “Luna” dolën sot në protestë...

Punonjësit e ndërmarrjes publike “Parqe dhe Gjelbërim” dhe të kompanive “Florakom” dhe “Luna” dolën sot në protestë para godinës së Qytetit të Shkupit. Ata reaguan përsëri ndaj vonesës së pagës së muajit shtator dhe paralajmëruan se po mbeten edhe pa sigurim shëndetësor.
 
Punonjësit kërkojnë me ngulm pagesën e menjëhershme të pagave të papaguara dhe zgjidhjen e statusit të tyre, duke theksuar se situata po bëhet e papërballueshme për shumë familje.
 
“Duam që të na paguhen pagat, si dhe ajo që na takon sipas ligjit për punëtorët, marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Nuk ka ditë që nuk kërkojmë të na pranojnë edhe te drejtori, edhe tek NP “Parqe dhe Gjelbërim” dhe deri tek kryetari i Qytetit të Shkupit. Mbrëmë kemi pasur takim me NP “Parqe dhe Gjelbërim”, me qëllim të gjejmë zgjidhje për situatën aktuale, por njeriu na tha që s’ka para.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike, Goran Ristevski.
 
“Kërkojmë rrogë, na udhëzojnë deri tek Këshilli Drejtues. Le të lajmërohen, pasi ne nuk mund t’i gjejmë, le të kontaktojnë, të dakordohen, kryesorja punëtorët duhet të marrin pagë.”, - tha një punëtor.
 
Nga Qyteti i Shkupit, megjithatë disa ditë më parë kompetencën e kanë drejtuar sërish tek ndërmarrja “Parqe dhe Gjelbërim”, duke theksuar se përgjigjet duhet kërkuar atje. Problemi prek më shumë se 650 punonjës dhe kjo nuk është hera e parë që ata dalin në protestë. Edhe më herët kanë reaguar për paga të papaguara.
 
ARMEND MURSELI