Takimi i presidentes Osmani me partitë, lihet e hapur mundësia e një mandatari të ri

31.10.2025 15:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në takimin e sotëm me partitë politike, ka pasur qëndrime që s’mund të krijohet shumica për qeveri dhe kishte qëndrime që duhet takuar përsëri për të parë mundësinë për propozimin e një mandatari të ri.

Osmani ka thënë se do të presë deri më datën 5 nëntor kur edhe skadon afati kushtetues për caktimin e mandatarit të dytë dhe do të takojë këdo që ka gatishmëri për të bërë shumicën.

“Besoj i keni dëgjuar partitë për qëndrimet e tyre. Disa kishin që s’mund të krijojnë shumicë, kishte qëndrime që dëshirojnë të takohemi sërish për të parë mundësinë e propozimit të një mandatari të ri. Sipas Kushtetutës, ne i kemi dhjetë ditë, afati skadon deri më 5 nëntor. Deri me atë datë do të kontaktoj me kryetarë te partive. Do të jem në komunikim me ta dhe kushdo që ka gatishmëri për takim për të parë nëse ka mundësi për caktim të një mandatari tjetër, i pres në takim.”, ka thënë Osmani.