25 vite nga rezoluta e KB-së për gratë, paqen e sigurinë, Siljanovska: Pos ligjit, duhet ndryshim shoqëror
Gruaja në shoqërinë tonë...

Gruaja në shoqërinë tonë ende nuk është e përfaqësuar sa duhet në pozitat udhëheqëse, e sidomos në pozitat e menaxhimit të konflikteve. Duhet ndryshim i mendësisë shoqërore dhe gruas t’i jepet rol më i madh, tha kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, në shënimin e 25 vjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që ka të bëjë me gratë, paqen dhe sigurinë. Funksionarët shtetërorë thonë se vendi ynë e implementon rezolutën sipas një plani aksionar.
“Për menaxhimin dhe tejkalimin e konflikteve nuk është e mjaftueshme që të nënshkruhet marrëveshje e paqes, por e patjetërsueshme edhe ndryshimi i raporteve shoqërore, respektimi i vlerave dhe parimeve themelore.”, - deklaroi presidentja e Shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.
“Kemi çdo ditë e më shumë interes të popullatës femërore që bëhen pjesë e armatës. Kjo, falë të gjithë pjesëtarëve të cilët gjithë këtë kohë të kaluar dalin si më të suksesshëm mes kadetëve në akademinë ushtarake.”, - theksoi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlloski.
Për integrimin e perspektivës shoqërore angazhohet edhe Bashkimi Evropian. Sipas euroambasadorit, Mihalis Rokas, dhuna ndaj grave në konflikt rritet.
“Qëllimi ynë i përbashkët është i qartë. Në Evropë dhe botë lidershipi i grave në paqe dhe siguri nuk është vetëm përjashtim, por edhe pritshmëri, sepse kur gratë udhëheqin, paqja zgjat.”, - u shpreh euroambasadori, Mihalis Rokas.
Edhe pse ka kaluar çerek shekull nga miratimi i rezolutës, ende duhet angazhim për ta jetësuar këtë dokument, në mënyrë që gratë të shihen si aktorë aktiv në ndërtimin e paqes, u tha me këtë rast. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
