Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Jakimovski premton mbështetje për pensionistët

31.10.2025 16:57

Kandidati për kryetar të Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, nga koalicioni “Përvoja për sukses”...

Kandidati për kryetar të Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, nga koalicioni “Përvoja për sukses”, premton mbështetje për pensionistët, përfshi edhe ndihmën financiare për pensionistët me pensione të ulëta, si dhe vazhdimin e mbështetjes për shoqatat e pensionistëve. Po ashtu si pjesë e programit të tij, Jakimovski thotë se është edhe rritja e sigurisë para çerdheve dhe shkollave, ku do të vendosen radarë. 
 
“Aplikojmë kurse pa pagesë për pagesa online të faturave të pensionistëve dhe njëkohësisht të gjithë pensionistët me të ardhura të ulëta do të marrin ndihmë shtesë financiare nga buxheti i Komunës së Karposhit. E rrisim sigurinë para çerdheve dhe shkollave, tanimë është shpallur tenderi për vendosjen e radarëve para secilës çerdhe dhe para secilës shkollë, me qëllim që ta zvogëlojmë shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve.”, - deklaroi kandidati i Koalicionit “Përvoja për sukses” për kryetar të Karposhit, Stevço Jakimovski.
 
Sipas Jakimovskit, varësisht nga rezultatet që do të dalin nga ato matje, do të merren edhe masa adekuate.
 
GYLTENE SINANI