Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, kandidatët e pavarur kërkojnë votën e qytetarëve
31.10.2025 17:22
Mbështetjen e qytetarëve në rrethin e dytë të zgjedhjeve më 2 nëntor e kërkojnë edhe kandidatët e pavarur...

Mbështetjen e qytetarëve në rrethin e dytë të zgjedhjeve më 2 nëntor e kërkojnë edhe kandidatët e pavarur për kryetar të komunës së Strugës, Studeniçanit, Koçanit dhe Kumanovës.
“Arritëm projektet tona t’ia plasojmë popullatës, popullata e pranoi dhe dha verdiktin dhe ne kishim një fitore bindëse në raport me oponentët tanë, të cilët nuk kishin projekte, por kishin vetëm shpifje dhe kërcënime. Për të bërë një ndryshim, ndryshim i cili Strugës i nevojitet, ndryshim të cilin nuk e ka pas jë njëzetë vitet e kaluara dhe unë shpresoj që më 2 nëntor do të bëhet ndryshimi shumë i madh, ndryshimi historik për qytetin e Strugës.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra.
“Unë nuk kam asnjë dyshim se prania e të gjithë juve këtu dhe kështu të bashkuar do të kemi sukses dhe Shkupi me rrethinë do t’u themi lamtumirë, e dini ju.Edhe njlëherë ju lus që të mobilizohemi, gjithë ju lutem, aty ku kemi mundësi me familjarë, me miq, me dashamirë, të dalim masivisht në votime.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Studeniçanit, Azem Sadiku.
“Do të fitojmë për shkak se populli është i vetdijshëm dhe populli do të dënojë atë që e ka bërë këtë sistem jofunksional. Ai sistem jofunksional që e shkaktoi këtë tragjedi dhe tani ato që na shkaktuan këtë tragjedi, duan t’i mashtrojnë koçanasit, të ndërtojnë përmendore. Jo, unë nuk do të ndërtoj përmendore, unë do të ndryshoj sistemin, sistemin që i solli këto tragjedi, i vrau bashkëqytetarët tanë. Megjithatë, ato tragjedi nuk janë vetëm në Koçan, janë edhe në qytetet tjera.”, - u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Koçanit, Venko Kërstevski.
“Në programin tonë ka plotësisht një shtyllë që ka të bëjë me ndriçimin publik. Dhe me ndriçimin publik do ta vazhdojmë konceptin e partneritetit publiko-privat, që do të jetë krejtësisht transparente dhe e disponueshme për të gjithë qytetarët. Momentalisht kemi ndriçim publik që funksionon pesë ditë para zgjedhjeve dhe dy ditë pas zgjedhjeve. Përndryshe më shumë ndriçim kemi në varreza, se sa në qytet.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Goran Stojkovski Diro.
