Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Amar Mecinoviq nga E Majta synon kreun e Shkupit

31.10.2025 17:41

Zgjedhjet lokale të së dielës janë edhe betejë për demokracinë, theksoi kandidati i partisë E Majta për kryetar të Qytetit të Shkupit...

Zgjedhjet lokale të së dielës janë edhe betejë për demokracinë, theksoi kandidati i partisë E Majta për kryetar të Qytetit të Shkupit, Amar Mecinoviq. Votat për të, siç tha Mecinoviqi, janë vota kundër regjimit autoritar. Ai bëri ftesë qytetarëve që t’i bëjnë ballë presioneve dhe kërcënimeve. 
 
“Populli më nuk mund të jetë i kërcënuar. Atë e pamë në këtë rreth të dytë. VMRO-DPMNE e imponoi tezën se nëse kandidati i tyre nuk fiton, nuk do të funksionojë qyteti, kjo nuk u kaloi. Qyteti refuzoi të jetë i kërcënuar dhe qyteti është i zgjuar pas rrethit të parë dhe mendoj se të dielën vetëm do të kulmojë ajo që e bëjmë me muaj. Dua t’u drejtohem qytetarëve, se gjithçka fillon prej neve, mendoj se ky popull dëshiron të shohë çdo qytetarë se si prosperon dhe si zhvillohet.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Shkupit nga E Majta, Amar Mecinoviq. 
 
Mecinoviqi më tej tha se fokusi i tij nëse zgjidhet kryetar i Qytetit të Shkupit do të jetë te faktori njeri. Ai u tregua i hapur për bashkëpunim me ekspertë.
 
“Ne si qeverisje e qytetit do të jemi tërësisht të hapur ndaj të gjitha vërejtjeve që mund t’i jаpin ekspertët e fushës, siç kalon mandati. Rrethanat ndryshojnë, shkenca më së miri mund të tregojë se çfarë po ndodh, deri sa kalon koha. Vlerësoj se gjatë katër viteve të ardhshme mund të ndryshohen rrethanat dhe vetëm duhet të dëgjojmë ekspertët e fushës dhe ta ndjekim pulsin e qytetarëve tanë të Shkupit.”, - theksoi kandidati për kryetar të Shkupit nga E Majta, Amar Mecinoviq. 
 
Kandidati i partisë E Majta, Amar Mecinoviq, gjithashtu theksoi se pas 2 nëntorit, qeverisja e Qytetit të Shkupit do të zbresë në tokë, e jo të qëndrojë në qiell, siç ka ndodhur, sipas tij, në të kaluarën. 
 
ERSAN PAJAZITI