Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, VLEN, VMRO dhe Lëvizja “E di” kërkojnë përkrahje më 2 nëntor
31.10.2025 17:44
Koalicioni VLEN ka kërkuar votën e qytetarëve në komunat ku kjo parti garon në rrethin e dytë....

Koalicioni VLEN ka kërkuar votën e qytetarëve në komunat ku kjo parti garon në rrethin e dytë.
"Fitorja e VLEN-it më 19 tetor ishte kthesa e madhe në komunat shqiptare. Nga Çairi e Saraji, te Haraçina, Zhelina e Tearca, shqiptarët folën me një zë, zërin që zgjodhi shpresën dhe punën në vend të mashtrimit. Që atë ditë, fryma e ndryshimit po rritet përditë nga Tetova në Dibër, nga Bogovina në Bërvenicë, nga Struga në Studeniçan e deri në Dollnen. Më 2 nëntor, shqiptarët do ta përmbyllin këtë kapitull me krenari, duke vulosur me votë besimin se ky vend mund të drejtohet ndryshe, me punë e përgjegjësi", theksojnë nga VLEN-i.
Ndërkohë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emër të tij dhe partisë që përfaqëson, ka kërkuar nga banorët e Komunës Qendër të Shkupit, si dhe nga anëtarët dhe simpatizuesit e VMRO-së, që më 2 nëntor të dalin masivisht në zgjedhje dhe ta votojnë kandidatin e Lëvizjes “E di”, Mirosllav Llabudoviq. Mickoski po ashtu ftoi banorët e Karposhit që ta votojnë kandidatin për kryetarët e Karposhit, Sotir Llukrovski.
Edhe nga Lëvizja “E di” kanë apeluar që qytetarët të votojnë masivisht për kandidatët e kësaj partie dhe kandidatët e partive të koalicionit.
