Maqedoni
HPV virusi shkakton probleme të shumta, Rexhepi: Vaksinimi i mirë për të dy gjinitë
01.11.2025 12:51
Hpv virusi i cili përveç që shkakton infeksion...

Hpv virusi i cili përveç që shkakton infeksion, shkakton poashtu edhe kancer të organeve të të cilët bartet dhe mund të përfundojë me fatalitet,thotë mjekja gjinekologe Meral Rexhepi.
Sipas saj është e nevojshme të bëhen kontrollet e rregullta gjinekologjike por edhe në përgjithësi që në fillim të parandalohet sëmundja.
“Karcinomi i qafës së mitrës është një sëmundje vdekjeprurëse për femrat në qoftë se nuk prevenohet. Çdo sëmundje ëshët shumë mirë të prevenohet sesa të lejohet të paraqitet e pastaj të mjekohet. HPV është faktori numër një i cili e shkakton karcinomin e qafës së mitrës ,por për fat të mirë ekziston vaksina kundër HPV-së, i cili është aprovuar edhe në shtetin tonë, dhe prej vitit 2024 është në valente dhe është shumë efikase dhe preferohet te vajzat e reja e moshës 9 deri në 14 vjecare, të jetë dozimi i parë i kësaj vaksine”, u shpreh gjinekologja Meral Rexhepi.
Mjekët thonë se virusi HPV përveç femrave prek edhe gjininë mashkullore andaj është e preferueshme që edhe meshkujt të vaksinohen për të parandaluar problemet e mundshme shëndetësore.
“Hpv virusi është virus i cili i prek edhe femrat edhe meshkujt, shkakton kancer jo vetëm tek organet femërore, por shkakton kancer edhe tek organet mashkullore, poashtu paraqitet kanceri i gojës, i fytit, i regjionit anal, i vulvës, vaginës, dhe karcinomi i qafës së mitrës, kurse tek meshkujt edhe karcinomi i penisit.Të njejtat gjëra që vlejnë për ndikimin e këtij virusi tek femrat të njejtat ndikime i shohim edhe tek meshkujt. Një gjë e mirë në këtë është që preferohen të vaksinohen edhe meshkujt, sepse me këtë arrihet që meshkujt ta mbojnë vetveten nga ky virus, por poashtu e pengojnë bartjen e virusit prej meshkujve tek femrat e njëkohesisht me mbrojtjen e vetes e mbron edhe femrën,dhe do të kemi në përgjithësi një çift të shëndoshë, poashtu edhe një shoqëri të shëndoshë me aprovimin e kësaj vaksine”, theksoi Rexhepi.
Sipas mjekes Meral Rexhepi vaksina kundër virusit hpv preferohet dhe lejohet tek të gjitha grupmoshat dhe nuk ka asnjë efekt anësor, por kjo vaksinë nuk preferohet tek gratë shtatzëna.
VLORA LATIFI TOPOJANI
