Maqedoni

FRI: Mbështet me bursa nxënësit dhe studentët

01.11.2025 13:35

Forumi Rinor Islam dega në Kumanovë, për vite me rradhë po realizon...

Forumi Rinor Islam dega në Kumanovë, për vite me rradhë po realizon aktivitete të lloj-llojshme kulturore, edukative, arsimore e fetare. Së fundmi nga Forumi Rinor Islam kanë shpallur konkurs për bursa për shkollarë të mesëm dhe studentë.
 
Memedali Limani, kryetar i Forumit Rinor Islam dega Kumanovë, për programin tonë shpalosi të arriturat që FRI po i realizon në kuadër të këtij aktiviteti.
 
“Aplikimet e bursave veçmë kanë përfunduar, tani presim përounimin e dokumenteve rezultatet do i shpalosim në ditët apo javët në vazhdim ta shohim si rrjedhin punët, këtu kanë patur mundësi të aplikojnë përveç në qytetin tonë në të gjitha qytetet, student e nxënës, koha ishte e caktuar për nxënës e student ku mundohemi përveç edukimit joformal që ofrojmë në zyrat tona, ta përkrahim edhe edukimin formal të tyre me qëllim që të jenë sa më komod, sa më të përmbushur dhe most ë kenë pengesa në edukimin e tyre formal, si studentët ashtu edhe nxënësit po mundohemi ti ndihmojmë në këtë aspect të japim kontributin tonë aq sa mundemi”, u shpreh kryetari i FRI - Kumanovë, Memedali Limani.
 
Limani gjithashtu na njoftoi se për përfitimin e bursave ka një sërë kriteresh që aplikuesi duhet t’i plotësoj.
 
“Kriteret janë të ndryshme, besoj janë të informuar edhe nxënësit edhe studentët, sigurisht ndër kriteret janë suksesi, gjendja sociale, aktivizimi si në aktivitete tona por edhe kontributi në aktivitete të ndryshme sociale në qytetin tonë dhe më gjerë, sigurisht marrim një mesatare nga gjitha këto aktivitete apo cilësi që I posedon nxënësi apo studenti dhe mundohemi ta bëjmë rangimin sa më real dhe ideal që është i mundur, normalisht numri është më i madh i aplikantëve se sa i atyre që mundemi tu ndajmë bursa”, theksoi Limani.
 
Ndryshe, sa i përket ndarjes së bursave për nxënësit dhe studentët e rajonit të Kumanovës dhe Likovës, shifrat arrijnë mbi 30 bursa, e për tu rritur ky numër, nga FRI, apelojnë deri tek donatorët por edhe bëmirësit që të ndihmojnë në financimin e nxënësve dhe studentëve përmes bursave. 
 
FATLUM-KUMANOV