Maqedoni
Tetovë, votojnë personat e sëmurë, dhe të burgosurit
01.11.2025 14:29
213 persona të sëmurë, të pa aftë dhe të burgosur në Burgun e Tetovës...

213 persona të sëmurë, të pa aftë dhe të burgosur në Burgun e Tetovës, sot e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Sipas, Nazmi Dautit, nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Tetovës,deri në këto çast gjithcka është duke shkuar mirë.
Sipas Dautit, matrialet janë dorëzuar në kohë në burgun e Tetovës dhe procesi po rrjedh sipas ligjit. Ndërkohë, tha se në kohë ka filluar edhe shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër gjithsej 117 vendvotime, ku nesër pritet të votojnë rreth 88 mijë votues të regjistruar në listën e votuesve për komunën e Tetovës.
“Sot me një nëntor Komisioni Komunal Zgjedhor ka shpërndarë matrailet zgjedhore në 117 vend votime,që janë në ingerenc të Komisionit të Tetovës. Sot një ditë para ditës se zgjedhjeve të drejtën e tyre të votës e shfrytëzojn personat e sëmur,të pa aftë dhe të pa lëvizshëm,si dhe ato që janë me vuajtje të dënimit me burg. Të drejtën e votës sot do e shfrytëzojn 213 persona të sëmur dhe të pa lëvizshëm,duke përfshir edhe kërkesat që i kanë berë në raundin e parë dhe ato kërkesa vlejn edhe në raundin e dytë. Në raundin e dytë kanë kërkuar ta shfrytëzojn të drejtën e tyre të votes 114 persona të sëmur dhe të pa aftë. Po ashtu në burgun e Tetovës, të drejtën e votës do e realizojn 37 të burogsur, nga të cilët 28 janë të komunës se Tetovës tre janë të komunës se Dibrës, dhe gjashtë të komunës së Bogovinës”, u shpreh Nazmi Dauti nga komisioni komunal zgjedhor.
Ndërkoh, procesi i votimit për personat të sëmurë apo me aftësi të kufizuar po shkon mirë dhe pa probleme edhe në komunat tjera rurale në Tetovë ku ka raund të dytë si ajo e Bogovinës dhe Bervenicës.
VISAR SADIKI
