Maqedoni

Kërçovë: Për votimet e nesërme, sot votuan të sëmurët

01.11.2025 14:11

Komisioni komunal zgjedhor i Kërçovës ka njoftuar se janë marrë...

Komisioni komunal zgjedhor i Kërçovës ka njoftuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për një proces të rregullt zgjedhor.
 
Të gjitha 119 qendrat e votimit janë furnizuar me materialin e nevojshëm zgjedhor, ku të drejtën e tyre kushtetuese do të mund ta shfrytëzojnë 51 mijë 16 votues.
 
Sipas listës së të paraqiturve, para dy javësh, këtë të drejtë kushtetuese në kushte shtëpiake e shfrytëzuan vetëm 635 qytetarë.
 
Procesin e votimit në komunën e Kërçovës, edhe kësaj radhe do ta përcjellin vëzhguesit vendor dhe ata ndërkombëtar.
 
SHABAN DALIPI