Erdogan shpërthen kundër “New York Times”: Kush je ti? Mbaj vendin tënd

25.05.2015 20:07

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpërthyer kundër “New York Times” duke e quajtur te “paturpshëm” një editorial të kohëve të fundit që gazeta publikoi...

Teksa i ka bërë thirrje te përditshmes amerikane që të “mbajë vendin e saj”.

”Kush je ti? A mund të shkruani një gjë të tillë “një editorial kritik” kundër administratës amerikane? Nëse e bëni këtë, [administrata] do të bëjë menjëherë atë që është e nevojshme”, tha Erdogan, raporton “Hyrriet”. Ndërsa e quajti editorialin “ndërhyrje në punët e Turqisë”.

Në shkrimin e datës 22 maj, “New York Times” theksoi se Erdogan ka pasur një histori të gjatë të frikësimit të mediave turke, por alarmi mbi kërcënimin e mediave u ndezën këtë javë kur një padi penale u ngrit kundër redaktorit të te përditshmes “Hürriyet” për një titull në webfaqen e saj.“ Z. Erdogan duket gjithnjë e më armiqësor ndaj së vërtetës se thënë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Turqisë në NATO duhet t’i kërkojnë atij që të largohet nga kjo rrugë shkatërruese”, thuhet në editorial. Kjo nuk është hera e parë që Erdogan shënjestron “New York Times”.