Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, po votohet në 32 komuna dhe qytetin e Shkupit

02.11.2025 12:30

Sot në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale...

Sot në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët votojnë për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa në Shuto Orizare po mbahet rivotim për këshilltarë në tre vendvotime.
 
Në rrethin e dytë të drejt vote kanë një milion e 13 mijë e 375 qytetarë, prej të cilëve 474 mijë e 304 në Qytetin e Shkupit. Kutitë e votimit janë hapur nga ora 7 dhe do të jenë të hapura deri në ora 19:00.