Shkarkohet Karlo Ançeloti
25.05.2015 20:10
Ka përfunduar aventura dy vjeçare e Karlo Ançelotit te Real Madridi...

Sipas medieve të afërta me skuadrën mbretërore, As dhe Marca, Florentino Perez ka shkarkuar trajnerin italian, të cilit edhe ia komunikuar lajmin.
Kjo edhe është arsyeja e shtyrjes për një orë të konferencës për media.
Tani, Florentino Perez, në ora 20:00, do të paraqitet në konferencë, për të konfirmuar largimin e Ancelottit, që Realit vitin e kaluar, ia solli titullin e Ligës së Kampionëve.
