Maqedoni

Avokati i Popullit, me linjë falas të telefonit për shkeljet zgjedhor

02.11.2025 14:50

Në zyrën e Avokatit të Popullit sot prej orës 7:00 deri ora 19:00...

Në zyrën e Avokatit të Popullit sot prej orës 7:00 deri ora 19:00, do të funksionojë linja falas e telefonit: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore. 
 
Siç njoftoi zyra e Avokatit të Popullit, përveç zyrës kryesore në Shkup do të jenë gjithashtu të hapura edhe zyrat rajonale të Avokatit të Popullit në: Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Shtip, Strumicë dhe Tetovë, me qëllim që qytetarëve t’u ndihmohet në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore, qëndron në njoftimin e Avokatit të Popullit.