Maqedoni
MPB, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme
02.11.2025 15:06
Zgjedhjet lokale të vitit 2025 po zhvillohen në atmosferë paqësore...

Zgjedhjet lokale të vitit 2025 po zhvillohen në atmosferë paqësore, fer dhe demokratike në të gjithë vendin. Ministria e Brendshme tha se po ndërmerr masa dhe aktivitete brenda kompetencave të saj për të siguruar një zbatim të qetë dhe të sigurt të procesit zgjedhor.
“Deri më tani, nuk janë regjistruar shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike. Janë regjistruar disa raportime për agjitim gjatë votimit në disa vende, por pas masave të marra, deri në këtë moment nuk janë konfirmuar pretendimet e këtyre denoncimeve”, u shpreh Goce Andreevski nga MPB.
Sipas MPB-së nga fillimi i heshtjes zgjedhore deri në hapjen e vendvotimeve, janë regjistruar 10 denoncime për shkelje të heshtjes zgjedhore, prej të cilave tre në territorin e SPB Shkup dhe SPB Ohër, dy në territorin e SPB Shtip dhe nga një në territorin e SPB Tetovë dhe SPB Manastir.
Pas ndërmarrjes së masave, nuk u konfirmuan denoncimet për gjashtë ngjarje thonë nga MPB. Ata u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive politike të kontribuojnë në atmosferë paqësore dhe demokratike.
Nëse ka ndonjë shkelje të procesit zgjedhor, qytetarët duhet ta raportojnë atë në stacionin më të afërt të policisë ose duke telefonuar në numrin 192 ose 112.
VLORA LATIFI TOPOJANI
