Botë

Tiranë, i jepet lamtumira e fundit Fatos Nanos

02.11.2025 15:27

Mijëra qytetarë, krerët e shtetit dhe të politikës i dhanë lamtumirën e fundit...

Mijëra qytetarë, krerët e shtetit dhe të politikës i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano. Homazhet bënë bashkë politikën majtas e djathtas, krerët e besimeve fetare e deri tek personalitetet nga rajoni. 
 
Mes lotëve dhe dhimbjes, bashkëshortja e tij, Xhoana Nano foli për historinë e dashurisë, rolin e Nanos për Shqipërinë dhe burgosjen e padrejtë me urdhër të Berishës.
 
Në një fjalim kryeministri Edi Rama veçoi se opozita që tani e nderon me fjalë, vite më parë e burgosi fatos Nanon dhe e donte të vdekur.
 
Pas disa orë homazhesh, në mesditë, trupi i liderit historik të PS-së u përcoll për në varrezat e Sharrës. Ai është personaliteti i cili deri më sot është përcjellë me nderimet më të larta shtetërore në historinë e pas viteve 90-të.
 
Fato Nano vdiq më 31 tetor pas një sëmundjeje të rëndë dhe një qëndrimi 24-ditor në reanimacion.
 
LULJETA NDOKA