Maqedoni
KSHZ: VMRO-DPMNE kryeson në 21 komuna, VLEN në 4, LSDM NË 3, AKI në 1 dhe ZNAM në 1
02.11.2025 20:53
Sipas rezultateve fillestare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ)...

Sipas rezultateve fillestare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pas numërimit të 69,17 për qind të votave, kandidatët e VMRO-DPMNE-së kryesojnë në 21 komuna.
Koalicioni VLEN në katër, LSDM në 3, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në një komunë, njëjtë edhe ZNAM.
Unioni i romëve kryeson në Shuto Orizare, ndërsa, një kandidat i pavarur kryeson në Strugë.
