Maqedoni
Mendi Qyra shpalli fitoren në Strugë
02.11.2025 21:40
Kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra...

Kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka shpallur fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Qyra theksoi se fushata ka qenë shumë e egër, edhe presioni dhe blerja e votave.
“Faleminderit qytetarë e Stugës të cilët sot e kuptuan dhe filluan të bëjnë ndryshimin, faleminderit të gjithë qytetarëve, sepse sot u nënshkrua historia, dhe për të vazhduar historia për të vazhduar për katër vitet e ardhme”, tha Qyra.
Ai shtoi, se ia arritën, fituan u treguan më të mirë,dhe qytetarët këtë e vlerësuan.
