Maqedoni

Mexhiti: Sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim!

02.11.2025 22:00

Pas raundit të dytë të të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut...

Pas raundit të dytë të të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, përmes rrjeteve sociale është prononcuar Izet Mexhiti nga VLEN, përcjell TVM2. Mexhiti thotë se VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve.
 
“Shqiptarë, urime fitorja! Sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim! VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut — kjo fitore legjitimon me votën e sovranit vullnetin tonë për rotacion politik dhe për një të ardhme më të mirë. Nga nesër, kryetarët e zgjedhur nisin punën me përgjegjësi dhe përkushtim. Ne jemi të vendosur të punojmë çdo ditë për zhvillimin e vendbanimeve tona dhe për mirëqenien e çdo qytetari. Sonte fillon një erë e re politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Vota juaj na nderoi, por edhe na obligon që të mos ndalemi me punë!”, ka shkruar Mexhiti.