Maqedoni
Orce Gjorgjievski udhëheq në Qytetin e Shkupit, Dejan Mitevski në Aerodrom, Sotir Lukrovski në Karposh, Goran Gerasimovski në Qendër dhe Kurto Dudush në Shuto Orizare
02.11.2025 22:16
Sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së, nga 90 për qind e votave...

Sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së, nga 90 për qind e votave të përpunuara në raundin e dytë për kryetarë komunash në dy nga katër komunat e Shkupit dhe Qytetin e Shkupit, kryesojnë kandidatët e VMRO-DPMNE-së: në Aerodrom kryeson Dejan Mitevski, në Karposh Sotir Lukrovski dhe në Qytetin e Shkupit Orce Gjorgjievski. Në Qendër kryeson kandidati i LSDM-së dhe koalicionit Goran Gerasimovski, ndërsa në Shuto Orizare kandidati i Unionit të romëve dhe kryetari aktual i komunës, Kurto Dudush.
