Maqedoni
Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 99% të votave të rrethit të dytë
02.11.2025 22:53
Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ)...

Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pas 99,50% të votave të numëruara, kandidatët e VMRO-DPMNE-së kryesojnë në Shkup dhe në 21 komuna. Koalicioni VLEN në katër, LSDM në 3, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në një komunë, njëjtë si edhe ZNAM. Unioni i Romëve kryeson në Shuto Orizarë, përderisa një kandidat i pavarur, Mendi Qyra kryeson në Strugë.
VMRO-DPMNE prinë në Qytetin e Shkupit, Aerodrom, Vallandovë, Vinicë, Debërcë, Demir Kapi, Dojran, Dollnen, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Llozovë, Makedonski Brod, Negotinë, Mogillë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Çeshinovë – Obleshevë dhe Çuçer Sandevë.
Koalicioni VLEN kryeson në Tetovë, Bogovinë, Dibër dhe Dollnen, përderisa, kandidatët e LSDM kryesojnë në Qendër, Makedonska Kamenicë dhe Zërnovcë.
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në Studeniçan, ndërsa kandidati i pavarur Mendi Qyra në Strugë. Kandidati i ZNAM kryeson në Kumanovë, ndërsa Unioni i Romëve në Shuto Orizarë.
Votimi në rrethin e dytë zhvillohej në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.
PARTIA: KOMUNA:
- VMRO – DPMNE 21
- VLEN 4
- LSDM 3
- AKI 1
- UNIONI I ROMËVE 1
- ZNAM 1
- Mendi Qyra 1
